Sport

Goli i 400-të dhe super realizim ndaj Romës, IBRA bën “mbretin”: Vazhdoni bërtisni..

31 Tetor 2021, 20:41 Nga DOSJA
Goli i 400-të dhe super realizim ndaj Romës, IBRA bën

ITALI-Festa e Zlatan Ibrahimovic katalizon vëmendjen e Olimpico-s pas golit të shënuar nga goditja e këndit në takimin kundër Romës. Është goli që i jep Milanit avantazhin në përballjen direkte. Goli i tij i 400-të në karrierë vjen falë një realizimi inteligjent, të fuqishëm dhe të saktë, mbi të cilin Rui Patricio nuk mund të bëjë asgjë.

Pikërisht në atë moment del në skenë suedezi që hap krahët dhe dërgon puthje. Një eufori rrëqethëse, si një gladiator në arenë. Sulmuesi kthehet drejt kurbës së tifozëve të Romës dhe duket se gati i sfidon ata, feston në mënyrë pompoze dhe duket se thotë: bërtisni më fort, nuk ju dëgjoj … sulmet tuaja nuk më trembin, por më karikojnë…

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport ibrahimovic milan roma ibrahimovic milan roma

Sondazh

Poll