LIVE UPDATES
Politike

Djegia e mandateve/ PS mbledh grupin, Rama: Bllof i Lulzim Bashës, ne bëhemi gati për zgjedhjet lokale

18 Shkurt 2019, 09:51 Nga DOSJA
Djegia e mandateve/ PS mbledh grupin, Rama: Bllof i Lulzim Bashës, ne

TIRANË- Partia Socialiste ka mbledhur grupin parlamentar një ditë pas deklaratës së Lulzim Bashës për djegien e mandateve. Burime për Dosja.al nga mbledhja e grupit të PS, bëjnë me dije se kryeministri Edi Rama iu ka thënë deputetëve socialistë që të merren me organizimin e zgjedhjeve lokale.

Kryeministri Edi Rama nuk ka lënë pa kritikuar as punën e deputetëve të PS. Kryeministri ka thënë se PS duhet të përmirësohet. Kryeministri ka falenderuar ministrin Sandër Lleshaj për menaxhimin e protestës, ndërkohë i ndalur tek djegia e mandateve, Rama ka thënë se ky është një tjetër “bllof” i Lulzim Bashës. 

Fjala e plotë e Ramës në mbledhjen e grupit parlamentar:

1. Le ta përgëzojmë e falenderojmë të gjithë së bashku Ministrin e Brendshëm e përmes tij drejtuesit e punonjësit e Policisë së Shtetit, për menaxhimin e shkëlqyer të një proteste të gatuar për dhunë e për destabilizim. Kush kërkoi dhunë u përball me një model krejt të ndryshëm sjelljeje të pushtetit ndaj protestuesve, përkunder modelit kriminal të atyre që dje vranë protestuesit, sot duan të vrasin shpresën europiane të shqiptarëve.

2. Opozita dështoi me sukses të plotë në orvatjen e saj të dëshpëruar dhe tani premton djegie mandatesh. Nëse djegia e mandateve nuk është një tjetër ballo me maska e Lulzim Bashës, pra një çadër në formë bojkoti para zgjedhjeve të qershorit, do të jetë sidoqoftë e vështirë të realizohet konsensusi mes tyre. Dhe Lulzimi e di këte por luan bllofin.

3. Sidoqoftë ne do të ecim drejt, duke dëgjuar njerëzit, duke e përmirësuar çdo ditë qeverisjen, duke u organizuar më mirë se asnjëherë për zgjedhjet vendore. Hyjnë nuk hyjnë ata në zgjedhje, (që unë them që do hyjnë pasi të bëjnë sikur nuk hyjnë deri në minutën e fundit), ne duhet të fitojmë jo thjesht votat e shumicës, po zemrat e besimin, edhe të më shumë qytetarëve se sa herën e shkuar.

Ndërkohë që në përfundim të mbledhjes, deputetët socialist janë shprehur se PS do të vijojë punën si normalisht dhe se opozita ka të njëjtën punën me përbaltjen e përjavshme në Kuvend.

Deputeti Musa Ulqini u shpreh se edhe PS ka vepruar kështu në të kaluar por pa sukses.

Mandatet janë të popullit dhe verdikti i qytetarëve duhet respektuar. Edhe PS ka provuar forma jashtë parlamentit dhe asnjëherë nuk kanë funksionuar. Mundësitë maksimale të opozitës janë brenda parlamentit.

Më tej, deputeti Arben Kamani tha se mandatet e opozitës do të zëvendësohen nga emrat pasues në listë.

Për ne nuk ka asnjë problem. Mandatet do t’i pranojnë ata që vijnë pas tyre me listë.

Pjerin Ndreu, deputet i PS dhe një nga emrat e lakuar për të kandiduar për bashkinë e Lezhës tha se PS ka mazhorancën dhe parlamentin.

Parlamenti është i shumicës. Ne kemi mazhorancën dhe Kuvendi është funksional.

I të njëjtit qëndrim është edhe deputetja Edlira Bode që tha se djegia e mandateve është një çështje e opozitës dhe se PS do të vijojë përpara punën.

Është cështje e opozitës. Ne vazhdojmë.përpara pa përbaltjen e përjavshme në parlament.

Gjithashtu, në mbledhjen e grupit të PS u vendos që të ngritet një grup pune i kryesuar nga kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja dhe ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Ky grup do të propozojë sanksione të rëndë në rregulloren e Kuvendit për deputetët që përdorin dhunë të çdo forme apo fjalë të rënda në Parlament.

Ditën e djeshme, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një konferencë për shtyp nga selia e PD bëri me dije se do t’ju propozojë strukturave drejtuese të Partisë Demokratike, djegien e mandateve. Qëndrimi i Bashës u përshëndet nga LSI dhe PDIU, ndërkohë që vetë kryeministri Edi Rama në një intervistë për “Corriere Della Sera”, tha se as nuk e shkon nëpërmend dorëheqjen.

Ndërkohë ditën e sotme në mbledhjen e grupit të PD-së, deputetët opozitarë kanë  vendosur djegien e mandateve, (Lexo këtu) ndërsa LSI-ja e ka lënë për në orën 17:00 mbledhjen e grupit parlamentar, ku edhe do të vendoset fati i mandateve të tyre. (Lexo këtu) Në një rast skenari të ngjashëm ku opozita djeg mandatet,  ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume ka thënë se me largimin e PD, vendet e tjera që ngelen bosh iu kalojnë partive me herësin më të madh(Lexo këtu)

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites edi rama mbledhja e grupit te ps partia demokratike djegia e mandateve te opozites edi rama mbledhja e grupit te ps partia demokratike

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës