Sport

Ibrahimovic nuk dorëzohet: Milan nuk është skuadra ime e fundit

31 Tetor 2021, 16:09 Nga DOSJA
Ibrahimovic nuk dorëzohet: Milan nuk është skuadra ime e fundit

MILANO-Në një intervistë për Telefoot, Ibrahimovic foli për të ardhmen e tij: “Nuk jam i sigurt nëse Milan është skuadra e fundit për të cilën do të luaj. Unë dua të qëndroj në fushë për aq kohë sa të mundem. Nëse duan të më largojnë dhe ndjej se mund të vazhdoj, do ta bëj.

Te Milan kam një rol të madh, përgjegjësi të mëdha, mundësinë për të shprehur lidershipin tim. Është një situatë që më pëlqen dhe që më jep shumë sepse jam më i madhi. Dhe është hera e parë që e gjej veten në këtë situatë.”

Më pas Ibra foli për sezonin aktual: “Ne duhet të besojmë te titulli kampion, duhet të punojmë dhe të sakrifikojmë. Jam krenar që kam qenë në nivelin më të lartë prej 25 vitesh, vij nga një vend me 10 milionë banorë dhe i kam treguar botës se edhe një futbollist suedez mund të luajë futboll. Trashëgimtari im? Jo, nuk ka njeri. Ka vetëm një Zlatan”.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport ibrahimovic milan ibrahimovic milan

Sondazh

Poll

Sport 31 Tetor 2021, 11:00

Partizani në pritje të kthesës me Egnatian

TIRANE – Sot, në orën 16:45 do të zhvillohen dy ndeshjet e fundit të javës së shtatë të Kategorisë Superiore. Në stadiumin “AIR Albania” do të luhet Parti...