Sport

VIDEO/ Argjentinasi Correa di të shënojë vetëm dopieda, fitorja e dytë për Inzaghin

31 Tetor 2021, 15:16 Nga DOSJA
VIDEO/ Argjentinasi Correa di të shënojë vetëm dopieda,

ITALI – Zikaltrit dominuan ndeshjen në “San Siro”, por e zhbllokuan atë vetëm në pjesën e dytë falë Correas, i cili në minutat 60 dhe 68 shënoi dopidën e dytë radhazi me fanellën e Interit, duke i dhënë tre pikët skuadrës së Simone Inzaghit.

Njëherësh, ai vendosi edhe një rekord në Serie A. Argjentinasi Correa ka realizuar nga dy gola në të katërta ndeshjet kur ka gjetur rrugën e rrjetës në kampionatin italian.
Duke përjashtuar Vlahovic, asnjë lojtar tjetër nuk ka realizuar më shumë dygolësha se ai në Serie A, që nga prilli i vitit të kaluar.

Argjentinasi ka shënuar nga dy gola në portën e Udineses dhe Veronës këtë sezon me fanellën e Interit, si dhe nga 2 gola në portën e Genoas dhe Milanit sezonin e kaluar me fanellën e Lazios.

Në krahun tjetër, Udinese luajti një ndeshje të mirë, solide dhe të rregullt, por përfundimisht kapitulloi nën goditjet e një skuadre shumë më proaktive, por edhe cilësisht superiore.

B.T (Dosja.al)

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport  marinel sulkaj argjentinasi correa koronavirusi ne itali me fanellën e interit ndeshjen në “san siro” në minutat 60 dhe 68 shënoi dopidën në pjesën e dytë falë correas në portën e udineses dhe veronës  marinel sulkaj argjentinasi correa koronavirusi ne itali me fanellën e interit ndeshjen në “san siro” në minutat 60 dhe 68 shënoi dopidën në pjesën e dytë falë correas në portën e udineses dhe veronës

Sondazh

Poll

Sport 31 Tetor 2021, 11:00

Partizani në pritje të kthesës me Egnatian

TIRANE – Sot, në orën 16:45 do të zhvillohen dy ndeshjet e fundit të javës së shtatë të Kategorisë Superiore. Në stadiumin “AIR Albania” do të luhet Parti...