Sport

Tjetër lajm i hidhur për Barcelonën, konfirmohet edhe dëmtimi i Pique…

31 Tetor 2021, 14:50 Nga DOSJA

SPANJE – Pas kryerjes së testeve mjekësore, klubi i Barcelonës ka njoftuar, se mbrojtësi i qendrës Gerard Pique është dëmtuar, duke humbur ndeshjen e radhës ndaj Dinamo Kiev për Champions League.

“Testet e kryera mëngjesin e sotëm kanë treguar se mbrojtësi Gerard Pique ka pësuar një lëndim në këmbën e djathtë. Teste të mëtejshme janë në pritje për të zbuluar shkallën e saktë të tërheqjes muskulore”,- thuhej në komunikatë që klubi katalan ka shpërndarë për median.

Në ndeshjen e së shtunës ndaj Alaves në “Camp Nou”, e cila përfundoi në barazim 1-1, në minutën e 70-të, mbrojtësi Pique u largua nga fusha për t’u zëvendësuar nga Lenglet, për shkak se ndjeu dhembje në këmbën e tij të djathtë.

Nga ajo që raportohet nga klubi katalan, e sigurtë është që mbrojtësi Gerard Pique nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Sergi për takimin e së martës së 2 nëntorit në transfertën ndaj Dinamo Kiev për Champions League. Me shumë gjasa ai mund të rikthehet në fushë, pas ndeshjeve të muajit nëntor të kombëtareve.

B.T (Dosja.al)

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport dinamo kiev për champions league klubi i barcelonës mbrojtësi i qendrës gerard pique ndaj alaves në “camp nou” pas ndeshjeve të muajit nëntor të kombëtareve dinamo kiev për champions league klubi i barcelonës mbrojtësi i qendrës gerard pique ndaj alaves në “camp nou” pas ndeshjeve të muajit nëntor të kombëtareve

Sondazh

Poll

Sport 31 Tetor 2021, 11:00

Partizani në pritje të kthesës me Egnatian

TIRANE – Sot, në orën 16:45 do të zhvillohen dy ndeshjet e fundit të javës së shtatë të Kategorisë Superiore. Në stadiumin “AIR Albania” do të luhet Parti...