Sport

Inzaghi: “Tani Sheriffi, na duhet një ndeshje e Interit”. Correa: “Isha i inatosur”

31 Tetor 2021, 16:08 Nga DOSJA
Inzaghi: “Tani Sheriffi, na duhet një ndeshje e Interit”.

ITALI – Trajneri i zikaltërve, Simone Inzaghi, ka folur në TV pas fitores në “San Siro” ndaj Udineses: “Nuk ishte një ndeshje e lehtë, Udinese është një skuadër fizike që i shqetëson të gjithë. Djemtë ishin shumë mirë, sepse kishte pak kohë për t’u përgatitur, por ne fituam me meritë, – tha trajneri i skuadrës së Interit për “Sky Sport.”

“Kemi luajtur dy ndeshje pa pësuar gol dhe duhet të vazhdojmë kështu. Nuk duhet të kthejmë kokën pas, tani të shijojmë këtë fitore, pastaj të mërkurën do të kemi një ndeshje shumë të rëndësishme me Sheriff për të ardhmen tonë në Champions League dhe do të duhet të jemi të mirë në rikuperimin e energjive fizike dhe mendore.

Në nivel logjistik nuk do të jetë e lehtë, do të duhet të shkojmë atje për të luajtur një ndeshje të Interit, sepse nuk do të jetë e lehtë”,- vazhdoi Inzaghi.

“Correa? Unë e njoh atë, ai është shkëlqyeshëm kur është mirë fizikisht mund të ketë shumë ditë si sot. Barella?Ai e ndjen fanellën e Interit mbi të dhe është një vlerë e shtuar për ne, – vazhdoi trajneri zikaltër. “Ne kemi mbrojtës shumë të fortë, por i gjithë ekipi duhet të mbrohet. Ne kemi sulmin më të mirë, por duam edhe mbrojtjen më të mirë. Sheriff? Transfertë delikate. Na duhet një ndeshje nga Interi, sepse ai mundi Shakhtarin dhe Reali.

Rinovimi i Lautaros? Sigurisht që më ndihmon punën. Është shumë e rëndësishme. Ne presim Barellën dhe Brozovicin. Klubi është gjithmonë me mua dhe më ndihmon çdo ditë, pavarësisht se në fillim të sezonit e dinim ne mund të kemi disa probleme. Por kemi një klub të fortë dhe kjo e bën më të lehtë për mua.”

Pas ndeshjes ka folur edhe Correa, i cili në katër herët e fundit që ka shënuar në Serie A ka shënuar vetëm dy golësha: “Dopieda? Jam i lumtur që at ashërbejnë për Interin që të fitojë. Sfidat e radhës do të jenë shumë të rëndësishme, si për Champions League ashtu edhe për derbin me Milanin. Përfshirja ime te zikaltrit? Kisha disa dëmtime që më ndaluan pak dhe isha i inatosur, por tani jam më mirë. Gjaku im argjentinas është gjithmonë i nxehtë”.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport champions league derbi milan inter pas fitores në “san siro” serie a kundër udineses simone inzaghi skuadrës së interit për “sky sport” trajneri i zikaltërve champions league derbi milan inter pas fitores në “san siro” serie a kundër udineses simone inzaghi skuadrës së interit për “sky sport” trajneri i zikaltërve

Sondazh

Poll

Sport 31 Tetor 2021, 11:00

Partizani në pritje të kthesës me Egnatian

TIRANE – Sot, në orën 16:45 do të zhvillohen dy ndeshjet e fundit të javës së shtatë të Kategorisë Superiore. Në stadiumin “AIR Albania” do të luhet Parti...