Sport

Nuk ka negociata për rinovimin e kontratës së Brozovic te Interi: fajin e ka PSG…

31 Tetor 2021, 11:10 Nga DOSJA
Nuk ka negociata për rinovimin e kontratës së Brozovic te Interi:

ITALI – Sirenat e Paris Saint Germain, për momentin kanë shtyrë Marcelo Brozovic, të mos shpejtojë negociatat me Interin, për rinovimin e kontratës, që i skadon më 30 qershor. Kroati është një nga 7 lojtarët me parametra zero, që klubi duhet t’i menaxhojë muajt e fundit.

Perisiç tashmë e ka bërë të ditur se nuk do të rinovojë. Situatat e Handanovic, Cordaz, Vecino, Kolarov dhe Ranocchia, janë më fluide. Ky i fundit ka një opsion në favor të klubit, për t’u ushtruar deri në një datë të caktuar; D’Ambrosio ka një detyrim deri në vitin 2023 dhe është i pari që thirrur për të diskutuar të ardhmen.

Megjithatë, ftesat e drejtorit sportiv Ausilio, nuk ka patur përgjigje nga babai dhe avokati i Brozovic, që synojnë t’i shtyjnë në kohë negociatat. Përflitet për një takim të parë, nëse do të organizohet, të enjten apo të premten javën e ardhshme, pas kthimit nga ndeshja si mysafir në Champions League në fushën e Sheriffit. Opsion tjetër është që gjithçka të shtyhet gjatë pushimin e kampionatit për ndeshjet e kombëtares.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport 7 lojtarët me parametra zero cordaz d'ambrosio ka një detyrim deri në vitin 2023 drejtorit sportiv ausilio interi ne forme huazimi kolarov dhe ranocchia marcelo brozovic sirenat e paris saint germain situatat e handanovic vecino 7 lojtarët me parametra zero cordaz d'ambrosio ka një detyrim deri në vitin 2023 drejtorit sportiv ausilio interi ne forme huazimi kolarov dhe ranocchia marcelo brozovic sirenat e paris saint germain situatat e handanovic vecino

Sondazh

Poll

Sport 31 Tetor 2021, 11:00

Partizani në pritje të kthesës me Egnatian

TIRANE – Sot, në orën 16:45 do të zhvillohen dy ndeshjet e fundit të javës së shtatë të Kategorisë Superiore. Në stadiumin “AIR Albania” do të luhet Parti...