Sport

Ankth te Barça: U ankua në fushë për dhembje në gjoks, Aguero përfundon në spital…

31 Tetor 2021, 09:34 Nga DOSJA

SPANJE – Ankth te Barcelona për gjendjen fizike të Sergio Agueros. Sulmuesi argjentinas ishte viktimë e një problemi shëndetësor, gjatë ndeshjes të së shtunës kundër Alaves.

Kun, në fund të pjesës së u shtri në tokë i vetëm, me njërën dorë në gjoks dhe tjetrën në fyt, duke shfaqur vështirësi në frymëmarrje. I ndihmuar nga mjekët, ai më pas la fushën më këmbë (në vendin e tij hyri Coutinho) për të shkuar në spital dhe për të kryer kontrolle urgjente kardiake.

Mediat spanjolle flasin për një takikardi të lehtë. Barcelona shkroi në Twitter:

“Aguero raportoi probleme në gjoks dhe u dërgua në spital për kontrolle të zemrës”. Sergi, trajneri i blaugranave, në fund të ndeshjes që përfundoi 1-1, komentoi: “Sergio më tha se ishte pak i shtangur, zbulova se e çuan në spital për të parë se çfarë ka në të vërtetë. Për momentin nuk nuk di gjë tjetër.”

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport ai ende mund t'i japë shumë barças ankth te barcelona barcelona shkroi në twitter mediat spanjolle flasin sergio agueros sulmuesi argjentinas ai ende mund t'i japë shumë barças ankth te barcelona barcelona shkroi në twitter mediat spanjolle flasin sergio agueros sulmuesi argjentinas

Sondazh

Poll