Sport

Koeman është larguar, por Barcelona vazhdon të ketë probleme! Ndaj Alaves nuk…

30 Tetor 2021, 21:13 Nga DOSJA
Koeman është larguar, por Barcelona vazhdon të ketë

SPANJË-Vuajtjet e Barcelonës nuk kanë fund. Largimi i Koeman nga stoli i skuadrës katalanase nuk i ka sheshuar problemet, përkundrazi, sot ndaj Alaves Barcelona ndalet në një barazim 1-1.Sfida u zhbllokua në minutën e 49’ dhe autori i golit ishte holandezi Memphis Depay, i cili është i vetmi që nuk po stonon në këto ditë të vështira për “blaugranat” dhe këtë herë shfrytëzoi një pasim të Jordi Albës për të dërguar topin në rrjetë.

Megjithatë festa në “Camp Nou” zgjati vetëm tre minuta, pasi më pas ishin miqtë ata që rikthyen heshtjen, duke shënuar golin e barazimit me anë të Riojas, i cili shfrytëzoi asistin e Joselu.

Trajneri Sergi Barjuan provoi të freskojë skuadrën, por në pankinë kishte shumë pak eksperiencë për të hedhur në fushë dhe të rinjtë e zgjedhur prej tij nuk arritën të çajnë mbrojtjen e ngjeshur të Alaves dhe tani e shohin veten gjithnjë e më larg kreut.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport alaves barcelona alaves barcelona

Sondazh

Poll