Sport

Bayerni dhe Borussia fitojnë, Freiburgu vazhdon në pod, Leverkusen bie…

31 Tetor 2021, 06:13 Nga DOSJA
Bayerni dhe Borussia fitojnë, Freiburgu vazhdon në pod, Leverkusen

GJERMANI – Bayern Munich i rikthehet fitores, pas humbjes së bujshme 5-0 në Kupën e Gjermanisë kundër Gladbach. Bavarezët mundën 5-2 në ndeshjen e javës së dhjetë të Bundesligës, Union Berlinin. Serinë e golave fillimisht e çeli Lewandowski (15′ dhe 23′), më pas Sanè (35′), Coman (61′) për ta mbyllur Muller (79’). Berlinezët shënuan me Giesselmann (43’) dhe Ryerson (65’), thjeshtë për të ngushtuar humbjen. Skuadra e Nagelsmann ruan kështu kryesimin në renditje me 25 pikë, një më shumë se Borussia Dortmund.

Borussia Dortmund mbetet në ndjekje të Bayern Munichut falë fitores 2-0 në shtëpi ndaj Koln. Gjithçka është e lehtë për djemtë e Roses, të cilët mbështeten te Hazard (40′) dhe Tigges (64′) për t’u ngjitur në 24 pikë, ndërkohë që kundërshtarët e tyre nuk kanë arritur të fitojnë në tre ndeshje e fundit dhe mbeten në vendin e 13-të në mesin e tabelës.

Vendi i tretë për Freiburgun, i cili me 22 pikë është tre pikë nga Bayerni dhe dy nga Borussia. Edhe sot një fitore bindëse 3-1 për ekipin surprizë të Bundesligës, përballë Furth, që janë të fundit në renditje me vetëm 1 pikë pas dhjetë javësh. Në “Europa Park Stadion” ishte autogoli i Asta (20’) që çoi në avantazh vendasit, të cilët shënuan me Hofler (39’) dhe Grifo (79’). Leweling (74’) ngushtoi përkohësisht rezultatin për Furth.

Në ndeshjet e tjera të javës së 10-të të Bundesligës, Bayer Leverkusen humbi 2-0 nga Wolfsburg, i cili gjeti sukses pas katër humbjeve radhazi. Shaka e çmendur për Leipzig, i cili barazoi 1-1 me mikpritësit e Eintracht Frankfurt në “Deutsche Bank Park” dhe nuk arriti t’i bashkohet Bayer Leverkusenit në vendin e katërt. Sakaq, kriza te Bielefeld vazhdon, pasi humbi në shtëpi 1-2 ndaj Magonza, duke u renditur në vendin e parafundit me vetëm 5 pikë.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport “deutsche bank park” bavarezet bayer leverkusen humbi bayern munich i rikthehet fitores borussia dortmund bundesligës djemtë e roses eintracht frankfurt freiburgun në kupën e gjermanisë wolfsburg “deutsche bank park” bavarezet bayer leverkusen humbi bayern munich i rikthehet fitores borussia dortmund bundesligës djemtë e roses eintracht frankfurt freiburgun në kupën e gjermanisë wolfsburg

Sondazh

Poll