Aktualitet

Vrasja e të riut në Laç/ Si ‘doli zbuluar’ autori, Koca: E vrava se më goditi me thikë (DETAJE)

14 Qershor 2019, 05:23 Nga DOSJA
Vrasja e të riut në Laç/ Si ‘doli zbuluar’ autori,

LAÇ- Për vrasjen e 24-vjeçarit Viktor Shkorreti në Laç, dy ditë më parë kanë dalë detaje të reja në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.

Dosja.al mëson se viktima Viktor Shkorreti i kërkoi 32-vjeçarit Emanuel Kocas, 3 mijë lekë të vjetra si pagesë për parking. Kjo nuk u pranua nga autorit i krimit, duke i thënë se mjeti që po parkohej ishte pranë një trotuari.  Menjëherë nisi edhe sherri mes dy palëve , i cili përfundoi tragjikisht.

Autori i vrasjes Emanuel Kocas ishte bashkë me 6 persona të tjerë në momentin e debatit me 24-vjeçarin. Mësohet se pas vrasjes autorit i bien disa dokumente në toke dhe kjo i ka mjaftuar policisë për të identifikuar atë.

Emanuel Koca për këtë ngjarje ka deklaruar se është penduar për krimin që ka bërë. “Jam penduar për atë që kam bërë. Më goditi me thikë,  prandaj mora armën dhe e vrava.” është shprehur Emanuel Koca.

Kocas ra në prangat e policisë mbrëmjen e djeshme. (lexo këtu)

Theksojmë se natën e 12 qershorit gjithë qyteti i Laçit ka qene i tejmbushur me mjete dhe njerëz nga pelegrinazhi, ndërsa mjaft banore vendas kishin rezervuar ne çdo cep të qytetit vende për parkime mjetesh për të përfituar para.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet vrasja e 24-vjeçarit në laç vrasja e viktor shkorretit vrasje ne kishen e lacit vrasja e 24-vjeçarit në laç vrasja e viktor shkorretit vrasje ne kishen e lacit

Sondazh

Poll