Bota

Moti i keq/Stuhia Apollo “gjunjëzon” Siçilinë, 3 humbje jete

30 Tetor 2021, 17:52 Nga DOSJA
Moti i keq/Stuhia Apollo “gjunjëzon” Siçilinë, 3

ITALI – Moti i keq ka pushtuar Siçilinë, Itali teksa stuhia mesdhetare  “Apollo” u ka marrë jetën tre personave. Sipas BBC, stuhitë, shiu i rrëmbyeshëm dhe përmbytjet goditën qytetet Augusta dhe Syracuse. Shërbimet e urgjencës shpëtuan dhjetëra njerëz nga shtëpitë e dëmtuara nga stuhia.

8 muaj reshje shiu ranë në Siçili në vetëm tetë orë, sipas vullnetarëve t137 mbrojtjes civile, ndërsa Apollo shkatërroi bregun jugor dhe lindor. Shërbimet e urgjencës u përballën me qindra thirrje për ndihmë teksa rrugët u përmbytën në dy qytetet e mëdha në bregun juglindor. Disa zona të ishullit panë deri në 150 mm reshje në vetëm gjashtë orë. Njëra rrugë madje është shkëputur nga rrëshqitja e dheut.

Questa è la situazione nella mia città, Augusta provincia di Siracusa.
Accessi ed uscite dalla città sono bloccate.
Piove ininterrottamente da stanotte.#medicane #sicilia #maltempo #29ottobre pic.twitter.com/MR0IEmMXMJ

— lamenteastratta (@lamenteastratta) October 29, 2021

Banorët shpërndanë imazhe në rrjetet sociale të rrugëve të përmbytura.  Hyrjet dhe daljet në qytet ishin të bllokuara dhe shiu po binte pa pushim. Kryetari i bashkisë Augusta, Giuseppe Di Mare tha se rrjeti rrugor i qytetit ishte “gjunjëzuar”. Presidenti sicilian Nello Musumeci u bëri thirrje njerëzve të qëndrojnë në shtëpi dhe të presin përmirësimin e motit.

“Nëse duhet të dilni për arsye thelbësore, bëni kujdes dhe shmangni zonat ku ka ujë”, tha ai.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni moti i keq ne itali permbytet sicilia permbytje ne itali stuhia apollo moti i keq ne itali permbytet sicilia permbytje ne itali stuhia apollo

Sondazh

Poll