Bota

Arratisja spektakolare e ish-senatores në Kolumbi, e bija joshëse shpërqendroi rojet

30 Tetor 2021, 17:57 Nga DOSJA
Arratisja spektakolare e ish-senatores në Kolumbi, e bija joshëse

KOLUMBI– Nëse do të kishte një listë gjërash për t’i treguar nënës suaj se sa shumë e doni atë me të vërtetë, ta nxirrni nga burgu, është sigurisht në krye të listës. Kjo është pikërisht ajo që bëri influencuesja Aída Victoria Merlano Manzanero.

Sipas prokurorëve, 21-vjeçarja luajti një rol vendimtar në arratisjen e nënës së saj, një ish-senatore kolumbiane, të ngjitej nga një dritare e katit të tretë dhe të zbriste me litar në rrugë duke i shpëtuar Policisë. Incidenti ndodhi në tetor 2019, kur Rebolledo, atëherë 38 vjeç, u bë senatore, por u dënua pak më vonë pasi autoritetet zbuluan prova të mashtrimit të votuesve, korrupsionit dhe posedimit të paligjshëm të armëve.

Ajo u dënua me 15 vjet burg, brenda gjashtë muajve nga fitorja e saj, dhe u arratis vetëm dy javë më pas. Por mundësia për t’u arratisur lindi kur Rebolledo kishte një takim me dentistin. Ndërsa ajo shoqërohej nga një roje burgu dhe një shofer, në zyrën e dentistit që ndodhet jashtë burgut, ajo u lejua të hynte e vetme.

Në media kanë dalë pamjet që tregojnë momentin kur ajo ishte në gjendje të zbriste nga dritarja duke përdorur një litar. Më pas atë e pret një burrë me motoçikletë dhe arratiset. Nga ana tjetër, vazja dyshohet se shpërqendroi rojet e sigurisë

Pothuajse një muaj më vonë ajo u shfaq në kopertinën e një reviste duke pozuar e zhveshur e me pranga në duar, me titullin: Rrëfehet vajza e kongresmenes së arratisur. Rebolledo u kap përfundimisht në Venezuelë disa muaj më vonë, në janar 2020.

Marrë nga Vice

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota aída victoria merlano manzanero kolumbi aída victoria merlano manzanero kolumbi

Sondazh

Poll