Bota

Zgjedhjet lokale në Kosovë: Fillon votimi me postë, 12 nëntori afati i fundit

30 Tetor 2021, 18:02 Nga DOSJA
Zgjedhjet lokale në Kosovë: Fillon votimi me postë, 12

KOSOVË –Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka njoftuar ditën e sotme votuesit e regjistruar jashtë Kosovës për raundin e parë, se ka filluar periudha e votimit nëpërmjet postës për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarët e Komunave.

Raundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet në komunat Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Obiliq, Rahovec, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Shtime, Viti,  Vushtrri, Malishevë, Junik, Mamush dhe Kllokot.

Pasi ka ndarë me qytetarët e Kosovës edhe procedurën si mund të votojnë nëpërmjet postës, KQZ ka njoftuar se fletëvotimet për duhet të arrijnë në KQZ deri më 12 nëntor 2021.

Sipas proçedurës më 14 nëntor do të mbahet raundi i dytë. Në raundin e parë të zgjedhjeve lokale numri i qytetarëve që kishin arritur të regjistrohen suksesshëm si votues jashtë Kosovës ishte 15 mijë e 532 votues, kurse KQZ kishte pranuar 9 mijë e 610 zarfe me vota.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora diaspora raundi i dyte i zgjedhjeve ne kosove votimi me poste ne kosove zgjedhjet ne kosove zgjedhjet per kryetar komune ne ksoove raundi i dyte i zgjedhjeve ne kosove votimi me poste ne kosove zgjedhjet ne kosove zgjedhjet per kryetar komune ne ksoove

Sondazh

Poll