Bota

Yllka Gashi fiton çmimin “Aktorja më e mirë” në festivalin spanjoll

30 Tetor 2021, 16:26 Nga DOSJA
Yllka Gashi fiton çmimin “Aktorja më e mirë”

SPANJË- Aktorja nga Kosova, Yllka Gashi ka fituar çmimin “Aktorja më e mirë” në festivalin Valladolid International Film Festival, për rolin e saj në filmin “Zgjoi” (HIVE). Lajmi është ndarë edhe nga faqja zyrtare në Facebook nga organizatorët e festivalit.

Festivali Ndërkombëtar i Filmit Valladolid është një festival filmi që mbahet çdo vit në Valladolid, Spanjë. Që nga krijimi i tij më 1956 si Semana de Cine Religioso de Valladolid, Seminci është bërë një nga festivalet kryesore ndërkombëtare të filmit në Spanjë, duke u dalluar në fushën e filmit autor dhe të pavarur.

Filmi Zgjoi

Bashkëshorti i Fahrijes është zhdukur që nga koha e luftës në Kosovë dhe bashkë me pikëllimin e tyre, familja e saj është në vështirësi financiare. Për t’i siguruar ato, ajo nis një biznes të vogël bujqësor, por në fshatin tradicional patriarkal ku jeton, ambicia dhe përpjekjet e saj për të fuqizuar veten dhe gratë e tjera nuk shihen si gjëra pozitive.

(k.m.dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora diaspora filmi zgjoi yllka gashi zgjoi filmi zgjoi yllka gashi zgjoi

Sondazh

Poll