Bota

S’do e dimë kurrrë! Origjina e COVID, Kina refuzon raportin: SHBA s’zgjedh shkencën

30 Tetor 2021, 16:01 Nga DOSJA
S’do e dimë kurrrë! Origjina e COVID, Kina refuzon raportin:

KINA – Pekini deklaroi ditën e sotme se SHBA po përdor aparatin e inteligjencës në vend të shkencëtarëve për të përcaktuar origjinën e Covid-19, duke hedhur poshtë pëfundimet e raportit të zyrës së Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare të SHBA (ODNI).

Sipas RT news, të premten, Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare të SHBA (ODNI) publikoi vlerësimin e saj se si virusi SARS-CoV-2 mund të kishte infektuar fillimisht njerëzit. U tha se origjina e Covid-19 nuk mund të vërtetohet kurrë plotësisht dhe se inteligjenca amerikane gjente të besueshme të dyja versionet: si transmetimin natyror nga kafshët te njerëzit, ashtu edhe një incident rrjedhjeje laboratorike.

Duke iu përgjigjur raportit, Ambasada Kineze në Uashington vuri edhe një herë në pikëpyetje përdorimin e aparatit të inteligjencës në vend të shkencëtarëve nga qeveria amerikane në kërkimin Covid-19.

“Pavarësisht se sa herë është përditësuar, i ashtuquajturi ‘vlerësim mbi origjinën e Covid-19’ i lëshuar nga komuniteti i inteligjencës amerikane nuk është aspak shkencor. Ajo vetëm do të minojë studimin e origjinës së bazuar në shkencë dhe do të pengojë përpjekjet globale për të gjetur burimin e virusit”, tha zëdhënësi i ambasadës Liu Pengyu.

Raporti i lëshuar të premten përditëson një rishikim 90-ditor që u publikua në gusht, i urdhëruar nga Presidenti Joe Biden. Aty shkruhej se komunitetit shkencor global i mungojnë mostrat klinike ose një kuptim i plotë i të dhënave epidemiologjike nga rastet më të hershme Covid-19 dhe akuzoi Kinën për pengimin e hetimeve për origjinën e sëmundjes, ndërsa fajëson vendet e tjera, përfshirë SHBA-në. Ambasada u kundërpërgjigj duke thënë se Uashingtoni kishte refuzuar t’i përgjigjej dyshimeve të arsyeshme të komunitetit ndërkombëtar mbi biolab-in Fort Detrick dhe mbi 200 bazat jashtë shtetit për eksperimente biologjike të kryera atje.

Origjina e Covid-19 u bë një çështje shumë politike nën administratën e mëparshme të Donald Trump, i cili akuzoi Pekinin për mbulimin e fazave të hershme të pandemisë dhe pretendoi se mund të kishte filluar me një rrjedhje në një strukturë biokërkimore qeveritare. Pekini tha që SHBA thjesht po përpiqej të zhvendoste fajin për përgjigjen e saj katastrofike ndaj Covid-19.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota covid ne kine covid ne shba origjina e covid origjina e covid-19 covid ne kine covid ne shba origjina e covid origjina e covid-19

Sondazh

Poll