Bota

Tensione mes Arabisë Saudite dhe Libanit: Ministri ofendon, e pëson ambasadori

30 Tetor 2021, 17:07 Nga DOSJA
Tensione mes Arabisë Saudite dhe Libanit: Ministri ofendon, e pëson

Arabia Saudite i ka dhënë 48 orë afat ambasadorit të Libanit që të largohet nga vendi. Arsye për këtë masë është një koment “fyes” që një ministër i Libanit e ka bërë në drejtim të Arabisë Saudite. Ky vend ndaloi gjithashtu gjitha importet nga Libani.

Ministri i Informacionit i Libanit, George Kordahi, në një intervistë të transmetuar në fillim të kësaj jave, dukej se i quajti Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) agresorë në luftën në Jemen.

Për shkak të këtyre mosmarrëveshjeve edhe Bahreini dhe Kuvajti kanë urdhëruar dëbimin e ambasadorëve libanezë. Kryeministri i Libanit, Najib Mikati, ka thënë se i vjen keq për vendimin e sauditëve dhe shpreson se ata do ta rishikojnë. Qeveria libaneze tha se komentet e ministrit nuk pasqyronin qëndrimin e saj.

Liga Arabe tha të shtunën se ishte e shqetësuar për përkeqësimin e marrëdhënieve dhe u kërkoi vendeve të Gjirit “të reflektojnë mbi masat në mënyrë që të shmangen efektet negative në ekonominë buzë kolapsit në Liban”. Qe shtatë vjet, një koalicion ushtarak i shteteve arabe kryesisht sunite, i udhëhequr nga Arabia Saudite, ka luftuar kundër lëvizjes rebele myslimane shiite Huthi në Jemen.

Si Arabia Saudite ashtu edhe rebelët janë përballur me kritika ndërkombëtare. Grupi militant Hezbollah i mbështetur nga Irani, i cili gjithashtu mbështet rebelët Huthi në Jemen, ka rritur fuqinë në Liban. Hezbollah është shpallur grup terrorist nga shumë vende në botë, përfshirë Kosovën.

Marrë nga REL

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota arabia saudite george kordahi liban arabia saudite george kordahi liban

Sondazh

Poll