Bota

Pako e dyshimtë/ Aeroporti në Londër evakuohet pas alarmit për bombë

30 Tetor 2021, 18:17 Nga DOSJA
Pako e dyshimtë/ Aeroporti në Londër evakuohet pas alarmit

BRITANI E MADHE- Aeroporti Stansted u evakuua pjesërisht pasditen e sotme, për shkak të një pakoje të dyshimtë të gjetur derisa u shkatërrua me shpërthim të kontrolluar.

Ndërkohë që deri më tani raportohet se një person ka përfunduar në pranga, por nuk dihen detaje të tjera. Fillimisht të gjithë pasagjerëve dhe personelit iu kërkua të largoheshin tërësisht nga ndërtesa.

Më pas stafi është lejuar të kthehet në ndërtesë, por pasagjerët janë ende duke pritur jashtë terminalit edhe tashmë kur janë bërë gati katër orë nga alarmi. Por gjithashtu nuk dihet se si do të veprohet me fluturimet e humbura.

Marrë nga Mirror.co.uk

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota aeroporti stansted britani e madhe aeroporti stansted britani e madhe

Sondazh

Poll