Bota

Ishte vendi i vetëm në botë që nuk ishte prekur nga COVID, sot shënoi rastin e parë

30 Tetor 2021, 16:19 Nga DOSJA
Ishte vendi i vetëm në botë që nuk ishte prekur nga COVID,

Ishulli i Tongas ka raportuar rastin e parë të Covid-19 pasi një udhëtar nga Zelanda e Re rezultoi pozitiv nga pandemia. Tonga ka qenë ndër të paktat kombe në botë që nuk ka pasur valë pandemie, kjo edhe për shkak të izolimit që ka pasur duke e bërë të pamundur që virusi të përhapet.

Pas identifikimit të rastit, kryeministri i Tongës, Pohiva Tu’i’onetoa bëri me dije se udhëtari ishte në mesin e 215 pasagjerëve që kishin mbërritur me një fluturim nga qyteti i Christchurch. Sipas tij, të gjithë janë karantinuar në një hotel, ndërsa po ndiqen të gjitha kontaktet e tij.

Tonga është shtëpia e rreth 106,000 njerëzve, nga të cilët rreth 31% janë plotësisht të vaksinuar dhe 48% kanë marrë të paktën një dozë.

Marrë nga The Guardian

(k.m,/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota pandemia e koronavirusit tonga pandemia e koronavirusit tonga

Sondazh

Poll