Bota

‘No vax’/ Tubime në Itali, protestuesit kundër vaksinës mësyjnë Kryeministrinë

30 Tetor 2021, 16:07 Nga DOSJA
‘No vax’/ Tubime në Itali, protestuesit kundër

ITALI– Policia italiane u detyrua të përdorte pompat e ujit dhe gazin lotsjellës për të shpërndarë qindra demonstrues, mes të cilëve edhe aktivistë neofashistë, që dolën për të protestuar kundër vaksinimit me detyrim. Ndërsa Roma sot ishte e ‘blinduar’ për shkak të takimit të G20, qytetarët me pankarta në duar kanë dalë për të protestuar.

Megjithatë, sipas Ansa, një grup tubuesish tentuan të thyenin kordonin policor e të mësynin zyrën e kryeministrit Mario Draghi, ndërsa një grup tjetër u përpoq të hynte në selinë e sindikatës kryesore të Italisë (CGIL).

Protestat vijnë disa ditë përpara se Italia të bëhet vendi i parë në Europë që i detyron të gjithë punonjësit të pajisen me një kartë jeshile, e cila është provë për anti-trupat e sigurur.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni itali protesta ne itali itali protesta ne itali

Sondazh

Poll