Bota

Shantazhuan me 60 mijë euro kryebashkiakun grek, arrestohen 3 persona

30 Tetor 2021, 15:10 Nga DOSJA
Shantazhuan me 60 mijë euro kryebashkiakun grek, arrestohen 3 persona

GREQI – Policia greke ka arrestuar tre persona ditën e sotme pasi shantazhonin Kryetarin e Bashkisë Oreokastro, Pantelis Tsakiris, në Greqi.

Sipas Protothema, ata i kërkonin atij fillimisht 40 e më pas shkuan në 60 mijë euro që të mos i postonin momentet e tij personale në rrjetet sociale. Avokati i Kryetarit ka folur për një plan të mirëmenduar nga shantazhuesit pasi jo vetëm  do të merrnin 60,000 euro nga kryetari i Oreokastro , por edhe do të dëmtonin imazhin e tij politik. Nga hetimet e policisë rezulton se prej disa muajsh ka pasur regjistrime të paligjshme të momenteve personale familjare të kryetarit, për të kërkuar dëmshpërblim , ndoshta për të dëmtuar atë si politikan. Dyshohet rasti i shantazhit është koordinuar nga një kundërshtar politik i Tsakiris.

“Ata kishin regjistruar momente të ndryshme të jetës së tij personale. Për të mos ekspozuar këto momente para të tjerëve, apo për t’i bërë këto materiale të paskrupullta për shfrytëzim politik, ata i kanë kërkuar një shumë të hollash që shkonte në 60 mijë euro. Negociatat u zhvilluan në një moment kur Drejtoria e Sigurimit të Selanikut ishte njoftuar dhe arritën shumën prej 40 mijë eurosh . Është kryer një operacion i mirëorganizuar policor dhe të arrestuarit janë kapur me “presh në dorë”teksa njëri prej tyre erdhi për të marrë paratë e supozuara”, sqaroi ai .

Në lidhje me marrëdhënien e tre të arrestuarve me kryebashkiakun, avokati deklaroi se janë dy hetues privatë dhe një grua që i shoqëronte. Lidhur me mundësinë që pas të treve fshihet një person tjetër, avokati deklaroi se nga sa është bërë e ditur deri më tani njëri prej tyre ka përmendur një person të fshehur që mund të ketë edhe status politik.  Sipas avokatit të tij, përgjimi ka zgjatur disa muaj, diku tek gjashtë muaj, ndërsa telefonata me të cilën autorët e dyshuar kanë kërkuar para është bërë rreth dhjetë ditë më parë.

“Është një histori që na kthen shumë vite pas dhe duhet të ketë një mesazh të qartë se demokracia nuk shantazhohet, se politikanët nuk mund të futen në kurthin e një vogëlsie të tillë”, tha ai .

Nga ana e tij, kryetari Pantelis Tsakiris , ka thënë se është i tronditur, i irrituar dhe i zemëruar për gjithçka ka ndodhur pa dijeninë e tij. Sipas avokatit Kryetari kishte frikë pasi aty mun të ishin momentet më personale, ato  kur takohejme mbesat e mitura apo momente të tjera dhe tha se shantazhi i kalon kufijtë e logjikës. Kryetari i Oreokastro , nëpërmjet avokatit të tij, falënderoi autoritetet policore për ndërhyrjen e saj të menjëhershme.

“Jam i tronditur nga ndërhyrja e dhunshme në jetën time personale dhe familjare. Shumë i zemëruar dhe i neveritur me metodat e përdorura nga “disa” për të arritur qëllimet e tyre. Kaq mjafton. Falenderoj përzemërsisht autoritetet e policisë dhe në veçanti drejtorinë e sigurimit të Selanikut për menaxhimin e menjëhershëm dhe efektiv të rastit. Demokracia nuk shantazhohet. Fund”, ka shkruar ai.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni greqi kryetari i bashkise oreokastro policia e selanikut shantazhohet kryetari i bashkise ne greqi greqi kryetari i bashkise oreokastro policia e selanikut shantazhohet kryetari i bashkise ne greqi

Sondazh

Poll