Bota

U konsiderua i rëndësishëm, Putin dhe Jinping mungojnë në Samitin e G20

30 Tetor 2021, 14:38 Nga DOSJA
U konsiderua i rëndësishëm, Putin dhe Jinping mungojnë

ITALI– Shumë liderë pas Romës dhe G20 do të udhëtojnë në Glasgow për të marrë pjesë në Samitin e Klimës së OKB-së (COP26).

Ai konsiderohet jetik në trajtimin e kërcënimit të rritjes së temperaturave globale dhe efekteve të tij, si rritja e nivelit të detit, stuhitë më të forta, përmbytjet dhe thatësirat.

Megjithatë, pritshmëritë për përparim të rëndësishëm kanë rënë pas vendimit të presidentit kinez Xi Jinping dhe homologut të tij rus Vladimir Putin për të mos udhëtuar në Glasgow dhe për të marrë pjesë në samitin përmes lidhjes video.

Shpresat e presidentit amerikan, Joe Biden për të provuar se vendi i tij tani është në ballë të luftës kundër ngrohjes globale janë shuar pasi ai nuk arriti të bindë demokratët këtë javë për të mbështetur një paketë shpenzimesh mjedisore dhe mbështetje për ekonominë prej 1.85 trilionë. dollarë.

Një draft i njoftimit përfundimtar të G20, thotë se liderët do të zotohen për veprime të menjëhershme për të arritur qëllimin e reduktimit të rritjes së temperaturës së Tokës në 1.5 gradë Celsius nga kohërat para-industriale, pa bërë megjithatë premtime ligjërisht të detyrueshme.

Lajmi kryesor/ Samiti i G20 në Romë, ndryshimet klimatike dhe Covid në krye të axhendës 

(D.a/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota cop26 ne glasgow presidenti i rusise vladimir putin samiti i g20 ne rome xi jinping cop26 ne glasgow presidenti i rusise vladimir putin samiti i g20 ne rome xi jinping

Sondazh

Poll