Bota

Putin në Samit: Gjeni një zgjidhje për njohjen e certifikatave të vaksinimit

30 Tetor 2021, 14:18 Nga DOSJA
Putin në Samit: Gjeni një zgjidhje për njohjen e certifikatave

ITALIPresidenti rus, Vladimir Putin u ka bërë thirrje vendeve të G20, ekonomive më të mëdha në botë, që janë mbledhur në Romë, për të përshpejtuar njohjen e ndërsjellë të vaksinave të COVID-19 që prodhon secili vend.

Putin, i cili iu drejtua samitit përmes telekonferencës, theksoi gjithashtu se Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) duhet të marrë vendime më të shpejta për miratimin e vaksinave.

Ne propozojmë t’u kërkojmë ministrave të shëndetësisë të G20 që të gjejnë shpejt një zgjidhje për njohjen reciproke të certifikatave kombëtare të vaksinimit,” tha Putin.

Gjithashtu, sipas tij, mutacionet e vazhdueshme të koronavirusit e bëjnë të domosdoshëm një mekanizëm që do të lejojë vaksinat të përshtaten shpejt me variantet e virusit.

Duke pasur parasysh që virusi vazhdon të ndryshojë, ne duhet të gjejmë mekanizma për përmirësimin sistematik dhe të shpejtë të vaksinave”.- vijoi Putin.

Presidenti rus vuri në dukje gjithashtu se shumë vende janë ende duke luftuar për të fituar akses në vaksinat ekzistuese.

Kjo është, ndër të tjera, për shkak të konkurrencës së pandershme, proteksionizmit dhe faktit që disa vende, disa prej të cilave janë gjithashtu anëtare të G20, nuk janë gati të njohin vaksinat dhe certifikatat e vaksinimit”, tha Putin.

Lajmi kryesor/ Samiti I G20 në Romë, ndryshimet klimatike dhe Covid në krye të axhendës

(D.a/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota “sputnik v” presidenti i rusise vladimir putin samiti i g20 ne rome “sputnik v” presidenti i rusise vladimir putin samiti i g20 ne rome

Sondazh

Poll

Bota 30 Tetor 2021, 11:37

SHBA vendos sanksione të reja ndaj Iranit

SHBA– Irani është goditur me sanksione të reja amerikane për shkak të furnizimeve me dronë dhe pajisje tjera të grupeve kryengritëse që i mbështet në Irak...