Bota

Boris Johnson qetëson anglezët: Mbretëresha Elizabeth është në formë shumë të mirë

30 Tetor 2021, 13:59 Nga DOSJA
Boris Johnson qetëson anglezët: Mbretëresha Elizabeth

BRITANI E MADHE- Mbretëresha Elizabeth, e cila ishte këshilluar nga mjekët për të pushuar dhe për të shmangur vizitat zyrtare për të paktën dy javë, është në formë të mirë. Kështu tha sot kryeministri britanik, Boris Johnson.

Johnson, i cili komunikon me Mbretëreshën çdo të mërkurë për përditësimin javor, tha sot për Channel 4 se gjatë bisedës së tyre kishte mësuar se ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

“Ajo vetëm duhet të ndjekë këshillat e mjekëve të saj dhe të pushojë dhe mendoj se kjo është gjëja e rëndësishme. Unë mendoj se i gjithë vendi i uron që të bëhet mirë,”-tha ai.

Elizabeth është duke pushuar në rezidencën e saj në Kështjellën Ëindsor pas shtrimit të saj një ditor në spital pak ditë më parë. Pas shqetësimeve me shëndetin ajo anuloi një sërë vizitash të planifikuara dhe kaloi një natë në spital për arsye që ende nuk dihet, por nuk ka lidhje me pandeminë e koronavirusit.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota boris johnson mbreteresha elizabeth boris johnson mbreteresha elizabeth

Sondazh

Poll

Bota 30 Tetor 2021, 11:37

SHBA vendos sanksione të reja ndaj Iranit

SHBA– Irani është goditur me sanksione të reja amerikane për shkak të furnizimeve me dronë dhe pajisje tjera të grupeve kryengritëse që i mbështet në Irak...

Bota 30 Tetor 2021, 11:26

Studimi, zbulohet si zhvillohet Alzaimeri në tru

SHBA- Shkencëtarët kanë ardhur në përfundimin se sëmundja e Alzheimerit përparon ndryshe në tru nga sa ishte menduar më parë në bazë të hulumtimeve.Shkencëtarët...