Bota

‘Duhet bashkëpunim’, Draghi thirrje liderëve botërorë në hapje të Samitit G20

30 Tetor 2021, 13:54 Nga DOSJA
‘Duhet bashkëpunim’, Draghi thirrje liderëve

ITALI– Në fjalën hyrëse në Samitin e G20 I cili po zhvillohet në Romë, kryeministri italian, Mario Draghi shprehu nevojën e bashkëpunimit ndërkombëtar për zgjidhjen e problemeve më të mëdha në botë.

Bashkëpunimi shumëpalësh është përgjigja më e mirë për problemet me të cilat përballemi. Në një masë të madhe është zgjidhja e vetme. Duke filluar nga pandemia dhe duke përfunduar me një taksim të drejtë dhe të duhur. Të gjitha këto nuk mund t’i arrijmë të vetëm, kjo nuk është një zgjedhje e realizueshme”, -tha kryeministri italian.

Në të njëjtën kohë, ai bëri thirrje që të bëhet çdo gjë e mundur për të kapërcyer dallimet duke iu rikthyer frymës së vjetër që çoi në krijimin e G20.

Mario Draghi theksoi se pavarësisht suksesit të fushatave të vaksinimit, pandemia nuk ka mbaruar dhe se ka pabarazi të mëdha në shpërndarjen e vaksinave.

Në vendet me të ardhura të larta, më shumë se 70% e popullsisë ka marrë të paktën një dozë. Në vendet e varfra kjo përqindje bie ndjeshëm në 3%,” – tha kryeministri teknokrat italian.

Lajmi kryesor/Samiti i G20 në Romë, ndryshimet klimatike dhe Covid në krye të axhendës

(D.a/dosja.)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota mario draghi pandemia e koronavirusit samiti i g20 ne rome mario draghi pandemia e koronavirusit samiti i g20 ne rome

Sondazh

Poll

Bota 30 Tetor 2021, 11:37

SHBA vendos sanksione të reja ndaj Iranit

SHBA– Irani është goditur me sanksione të reja amerikane për shkak të furnizimeve me dronë dhe pajisje tjera të grupeve kryengritëse që i mbështet në Irak...

Bota 30 Tetor 2021, 11:26

Studimi, zbulohet si zhvillohet Alzaimeri në tru

SHBA- Shkencëtarët kanë ardhur në përfundimin se sëmundja e Alzheimerit përparon ndryshe në tru nga sa ishte menduar më parë në bazë të hulumtimeve.Shkencëtarët...