Politike

Marrëdhëniet Kosovë- Shqipëri, krijohet Sekretariati ndërqeveritar

29 Tetor 2021, 19:24 Nga DOSJA
Marrëdhëniet Kosovë- Shqipëri, krijohet Sekretariati

TIRANË – Qeveria ka miratuar ditën e sotme në parim protokollin e bashkëpunimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërise dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, për krijimin e një sekretariati koordinues ndërqeveritar.

Vendimi u mor gjatë takimit të ditës së sotme me Këshillin e Ministrave. Gentian Sala, ish-kryetar i Autoritetit të Mediave Audiovizive në Shqipëri, do të drejtojë Sekretariatin. Sala ka drejtuar AMA-n në periudhën 2014-2021. Fakti që ai zotëron të dyja pasaportat, edhe atë shqiptare dhe atë kosovare është një simbolikë që tregon angazhimin e tij.

 

Për festën e flamurit, gjatë muajit nëntor, është njoftuar se do të mbahet nëDurrës një mbledhje e përbashkët mes dy qeverive. 6 mbledhje të përbashkëta janë zhvilluar mes dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe Kosovës që nga vitit 2014. Rreth 150 marrëveshje dhe memorandume janë nënshkruar mes dy vendeve.

(m.k/dosja.al)

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike 5 ore takim rama-kurti albin kurti edi rama edi rama ne kosove rama ne kosove 5 ore takim rama-kurti albin kurti edi rama edi rama ne kosove rama ne kosove

Sondazh

Poll