Sport

Pochettino: “Messi mund të jetë një 7, një 9, një 10, madje edhe një 11”

29 Tetor 2021, 09:55 Nga DOSJA
Pochettino: “Messi mund të jetë një 7, një 9, një

FRANCE Duke folur dje në një konferencë për shtyp, trajneri i Paris Saint-Germain, Mauricio Pochettino, ka folur edhe për Lionel Messin dhe përdorimin e tij në fushë:

“Unë besoj se çdo lojtar mund të ushtrojë ndikimin e tij në çdo aspekt të lojës. Kylian është një lojtar shumë i rëndësishëm për lojën sulmuese të skuadrën. Fakti që ai nuk është në dispozicion, do të thotë që ne mund të zgjedhim disa opsione.

Lionel Messi mund të fillojë nga një pozicion më i avancuar. Kemi edhe lojtarë të tjerë dhe alternativa që po i shqyrtojmë, pastaj do të shohim vendimin përfundimtar. Kam dëgjuar Pep Guadiola të thotë, se Leo Messi mund të luajë nga numri 7, nga 9, nga 8, nga 10, madje edhe nga 11.

Ai mund të luajë në çdo pozicion. Dhe këtë e thotë ai që e ka trajnuar Messin për shumë vite. Është e qartë se Leo Messi i ka këto aftësitë, ai është një i përzgjedhur, që mund të luajë kudo në fushë”.

Sonte, në orën 21:00, PSG do të presë në “Parc des Princes”, “Parc des Princes”, në kuadër të javës së 12-të të Ligeu 1. Parizienët kryesojnë renditjen me 28 pikë, ndërsa Lille me 15 pikë pozicionohet në vendin e 10-të.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport “parc des princes” leo messi mund të luajë lionel messin mauricio pochettino një konferencë për shtyp pep guadiola të thotë trajneri i paris saint-germain “parc des princes” leo messi mund të luajë lionel messin mauricio pochettino një konferencë për shtyp pep guadiola të thotë trajneri i paris saint-germain

Sondazh

Poll