Bota

Habit çifti nga Belgjika: Vetëm 4 shkronja për 11 fëmijët, i 12 ngelet surprizë

29 Tetor 2021, 14:41 Nga DOSJA
Habit çifti nga Belgjika: Vetëm 4 shkronja për 11

BELGJIKË – Gwenny Blanckaert dhe Marino Vaneeno, nga Belgjika, kanë përdorur të njëjtat katër shkronja për të krijuar të gjithë emrat e 11 fëmijëve të tyre dhe thonë se i 12-ti, që pritet në prill të vitit të ardhshëm, do të jetë fëmija i fundit.

Sipas Daily star, kjo familje ka një traditë të veçantë kur është fjala për vendosjen e emrave të shtatë vajzave dhe katër djemve pasi ata përdorin vetëm shkronjat A, E, L dhe X. Fëmija më i madh Alex është 13 vjeç, i ndjekur nga Axel, 12, Xela, 11, Lexa, 10, Xael, nëntë, Xeal, tetë, Exla, pesë, Leax, katër, Xale, dy, Elax, një dhe gjashtë muajsh Alxe.

Gwenny, 32, tha se ata i vendosën emrin djalit etë tyre më të madh sipas njerkut të Marinos, sepse menduan se “ishte një emër i bukur” dhe që atëherë tradita me shkronjat vazhdoi.

“Emri i djalit tonë të dytë u bë Axel dhe pas kësaj filluam t’i vendosim njësoj“, tha ajo.

(m.k/dosja.al)

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota kuriozitete belgjike cifti ne belgjike gwenny blanckaer marino vaneeno belgjike cifti ne belgjike gwenny blanckaer marino vaneeno

Sondazh

Poll