Bota

Ish-krerët e UÇK-së në Hagë, avokatët akuzojnë prokurorinë për vonesë të provave

29 Tetor 2021, 11:32 Nga DOSJA
Ish-krerët e UÇK-së në Hagë, avokatët

HAGË- Është duke u mbajtur konferenca e radhës për ecurinë e çështjes për ish-krerët e UÇK-së në Hagë.

Sipas njoftimit të Dhomave të Specializuara konferenca për Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin nisi në orën 14:30.

Gjatë fjalës së tyre, avokatët mbrojtës akyzuan mbrojtjen për vonesë në vënien në gatishmërinë të provave kundër të akuzuarve. Avokati i Veselit shkoi më tej duke thënë se dëshmitarët e prokurorisë nuk kanë lidhje me asnjë nga të akuzuarit.

Sipas akuzës së ngritur, së paku midis marsit 1998 deri në shtator 1999, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe anëtarë të tjerë të ndërmarrjes kriminale të përbashkët kishin qëllimin e përbashkët për të siguruar dhe ushtruar kontroll mbi të gjithë Kosovën përmes metodave që përfshinin frikësimin, keqtrajtimin, ushtrimin e dhunës dhe eliminimin e paligjshëm të atyre që konsideroheshin si kundërshtarë.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE

‘Nuk ka progres’, avokati i Selimit akuza prokurorisë për zvarritje të procesit

Avokati i Veselit: Dëshmitarët nuk kanë asnjë lidhje me të akuzuarit

Seanca në Hagë, avokatët e Thaçit të nervozuar prej vonesave

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora rajoni hashim thaci jakup krasniqi kadri veseli kosova ne hage rexhep selimi hashim thaci jakup krasniqi kadri veseli kosova ne hage rexhep selimi

Sondazh

Poll

Bota 29 Tetor 2021, 13:21

Dridhet toka, tërmeti i fortë bie në Rimini

ITALI – Një tërmet i fortë ka rënë ditën e sotme, paradite dhe epiqendra është identifikuar në Fontecorniale, 39 km nga Rimini, Itali.Rimini today thotë s...