Bota

Menaxhimi i ngadaltë i pandemisë, Suedia ngre Komisionin e hetimit

29 Tetor 2021, 11:45 Nga DOSJA
Menaxhimi i ngadaltë i pandemisë, Suedia ngre Komisionin e hetimit

SUEDI– Përgjigjja e Suedisë ndaj përhapjes së koronavirusit të ri, ka qenë shumë e ngadalshme dhe përgatitjet për t’u përballur me pandeminë kanë qenë të pamjaftueshme, ka thënë një komision që ka hetuar përgjigjen shtetërore ndaj pandemisë.

Menaxhimi i pandemisë në Suedi është përcjellë me përgjigjje të ngadalshme”, ka thënë të premten komisioni, pasi ka publikuar të dhënat preliminare.

Parandalimi fillestar i sëmundjes dhe masat për kontrollim, kanë qenë të pamjaftueshme për të ndalur apo edhe për të kufizuar përhapjen e virusit në shtet.

Strategjia e Suedisë në vitin e parë të pandemisë, përmes shmangies së masave kufizuese dhe masave tjera si maskat, ka qenë krejtësisht ndryshe prej masave që ka aplikuar pjesa tjetër e Evropës me kufizime të rrepta dhe mbyllje kufijsh.

Prej shpërthimit të pandemisë, ky shtet ka regjistruar mbi 15,000 viktima me koronavirus./REL/

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota koronavirusi ne suedi masat anti-covid koronavirusi ne suedi masat anti-covid

Sondazh

Poll

Bota 29 Tetor 2021, 09:54

Po e le të ngrijë Moldavinë Putini?

RUSI– Europa është në krizë për shkak të furnizimit me gaz. Kudo politikanë dhe opinioni publik debatojnë, nëse Rusia në muajt e ardhshëm do të ofrojë në ...