Aktualitet

Prodhim i lëndëve narkotike, arrestohet 1 person në Mirditë

29 Tetor 2021, 10:24 Nga DOSJA
Prodhim i lëndëve narkotike, arrestohet 1 person në Mirditë

MIRDITË- Një person është arrestuar ditën e sotme në Mirditë, pasi akuzohet për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Mësohet se i arrestuar ka mbetur 29-vjeçari me iniciale M.P banues në Mirdirë. Ndërkohë që këtij personi i janë sekuestruar 2 kilogramë e 100 gramë lëndë kanabis.

Njoftimi i Plotë:

Mirditë/ Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve. Sekuestrohen 2 kilogramë e 100 gramë lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, vihet në pranga poseduesi. Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative për një shtetas që qarkullonte me automjet dhe posedonte lëndë narkotike, shërbimet e Policisë Mirditë kanë organizuar punën dhe në fshatin Ndërfane, Mirditë, kanë lokalizuar mjetin e dyshuar, me drejtues shtetasin M. P.

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 2 kilogramë e 100 gramë lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa, të cilën shtetasi M. P., në momentin që ka parë shërbimet e Policisë, e ka hedhur jashtë mjetit. Në vijim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. P., 29 vjeç, banues në Shëngjergj, Mirditë. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 1 person ne mirdite lende narkotike policia e shtetit arrestohet 1 person ne mirdite lende narkotike policia e shtetit

Sondazh

Poll