Aktualitet

Zjarr në Malinat të Beratit, digjen 3 hektarë parcelë me ullinjë

29 Tetor 2021, 08:16 Nga DOSJA
Zjarr në Malinat të Beratit, digjen 3 hektarë parcelë me

BERAT- Një vatër zjarri është shënuar në fshatin Malinat të Beratit mëngjesin e sotëm. Mësohet se zjarri ka përfshirë 3 hektarë me parcela ullinjësh. Zjarri fillimisht është shfaqur në një prej zonave kodrinore të fshatit dhe më pas është përhapur me ndihmën e erës.

Zjarri mendohet se është ndezur nga vetë banorët, të cilët kanë djegur mbeturinat. Në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikësit, të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve së basku me ndihmën e banorëve të zonës.

Por terreni i vështirë ka bërë të pamundur futjen e mjeteve për shuaurjen e zjarrit, kështu që zjarrfikësit po punojnë me mjete rrethanore.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet zjarr ne berat zjarr ne fshatin malinat zjarr ne berat zjarr ne fshatin malinat

Sondazh

Poll