Aktualitet

Dhunë fizike dhe lëndë narkotike, arrestohen 5 persona në Tiranë

29 Tetor 2021, 07:33 Nga DOSJA
Dhunë fizike dhe lëndë narkotike, arrestohen 5 persona në

TIRANË- Pesë persona janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë për vepra të ndryshme penale. Mësohet se 1 person është kapur me lëndë narkotike në makinë, një tjetër është kapur me armë të ftohtë me vete. Një tjetër i arrestuar është një 62-vjeçar, i cili ka shunuar fizikisht vajzën e tij.

Një tjetër person është arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim për kalim të paligjshëm të emigrantëve, ndërsa 1 person tjetër i arrestuar është një 35-vjeçar, i cili ka drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Njoftimi i policisë:

Forca e Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të E. S, 31 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kokainë. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. A, 19 vjeç, pasi gjatë kontrollit të mjetit me të cilin qarkullonte, iu gjet dhe iu sekuestrua një armë të ftohtë. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 bënë arrestimin në flagrancë F. N, 62 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 u kap shtetasi F. D, 18 vjeç, pasi është shpallur në kërkim nga DVP Lezhë për veprën penale “Dhenie ndihmë të paligjshem të kufirit”. Iu kalua Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, për veprime të metejshme. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. Ll, 35 vjeç, pasi dyshohet se duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur është përfshirë në një aksident me deme materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet 5 te arrestuar ne tirane policia e tiranes 5 te arrestuar ne tirane policia e tiranes

Sondazh

Poll