Aktualitet

Fshati i Samir Manes në librin e historisë, Ministria e Arsimit: Rishikojmë tekstet

29 Tetor 2021, 07:14 Nga DOSJA
Fshati i Samir Manes në librin e historisë, Ministria e Arsimit:

TIRANË– Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka reaguar për tekstin e librit të historisë që portretizonte fshatin me rezidencën luksoze në periferi të Tiranës, në pronësi të sipërmarrësit Samir Mane. Lidhur me tekstin që u bë viral në rrjet, Kushi u shpreh se ka nisur puna për analizën e të gjitha teksteve shkollore, për të konstatuar të gjitha parregullsitë.

Nisur nga shqetësimet e ngritura së fundmi në lidhje me ndonjë pasaktësi apo pasqyrim jo të përshtatshëm të realitetit në tekstet tona mësimore, zhvilluam në MAS një takim me drejtuesit kryesorë të rrjeteve profesiona­le, të cilët u angazhuan që së bashku me stafet e specializuara të rishikojnë në detaje të gjitha tekstet në arsimin tonë parauniversitar. Para pak vitesh ne kemi realizuar një reformë të thellë, duke u dhënë mundësi nxënësve tanë që të mësojnë me tekste më cilësore, por puna do të vazhdojë pa u ndalur për të garantuar standarde të larta dhe cilësi në të gjitha aspektet e procesit mësimor,”-tha ajo.

Në librin e historisë së klasës së katërt, nxënësve ua përshkruanin fshatin duke u ilustruar një zonë “ekskluzive”, ku jo çdo kush ka “xhep” ta përballojë pasi një banesë varion nga qindra mijëra deri në milionë euro.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore kryesore evis kushi samir mane samir mane ne librin e historise evis kushi samir mane samir mane ne librin e historise

Sondazh

Poll