Aktualitet

Mbi 6 tërmete gjatë 24 orëve në Bulqizë, më i madhi me magnitudë 4.5 Rihter

29 Tetor 2021, 07:28 Nga DOSJA
Mbi 6 tërmete gjatë 24 orëve në Bulqizë, më i

BULQIZË- Më shumë se 6 lëkundje sizmike janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në zonën e Bulqizës. Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Gjeoshkencës, tërmetet ishin nën magnitudë 4 të shkallës Rihter, përveç një tërmeti që ra mëngjesin e sotëm, i cili ishte me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter.

Deri më tani në vend, nuk ka pasur asnjë problem nga tërmetet që kanë rënë 24 orët e fundit, përveç shqetësimeve të banorëve nga frika. Zona e Bulqizës njihet si një zonë me aktivitet të lartë sizmik.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet bulqize lekundje ne vend termet ne vend bulqize lekundje ne vend termet ne vend

Sondazh

Poll