Sport

“Si mund të luhet me një gay”, klubi i Romës reagon pas statusit të lojtarit

28 Tetor 2021, 17:52 Nga DOSJA

ITALI-Gjatë ndeshjes së mbrëmshme mes Cagliarit dhe Romës, në rrjetet sociale ka qarkulluar një postim në Twitter nga një llogari që për muaj të tërë ka kaluar si profili zyrtar i Shomurodov. Postimi në rrjetet sociale sulmoi Josh Cavallo, lojtarin e Adelaide United i cili dje pranoi se ishte homoseksual.

Me një mesazh në Twitter, Roma ka kërkuar zyrtarisht të sqarojë çështjen duke specifikuar se sulmuesi uzbek nuk ka asnjë profil zyrtar në rrjetin social: “Klubi e konsideron të rëndësishme të sqarojë se sulmuesi Eldor Shomurodov nuk ka – dhe nuk ka pasur kurrë – një llogari zyrtare në Twitter.

Një postim i fundit që iu atribua gabimisht atij u postua nga një llogari false. Ky postim në asnjë mënyrë nuk pasqyron opinionet e vërteta të lojtarit.” Lojtari gjatë publikimit të tëeet-it ka qenë i grumbulluar në ndeshjen kundër Cagliarit.Llogaria fillimisht u pezullua dhe më pas u bllokua.

 

The club feels it important to clarify that forward Eldor Shomurodov does not – and has never had – an official account on Twitter.

A recent tweet that has been erroneously attributed to him was posted from a fake account. That tweet in no way reflects the player’s true views.

— AS Roma English (@ASRomaEN) October 28, 2021

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport roma shomurodov roma shomurodov

Sondazh

Poll