Sport

Lautaro Martinez ka rinovuar deri në vitin 2026: do të jetë më i paguari te Interi

28 Tetor 2021, 16:13 Nga DOSJA
Lautaro Martinez ka rinovuar deri në vitin 2026: do të jetë

ITALI – Lautaro Martinez ishte i lidhur me Interin deri në vitin 2026. Njoftimi nuk ka ardhur nga klubi zikaltër, por nga “Tyc Sports”, një gazetë argjentinase.

Ajo ka qenë gjithmonë shumë e vëmendshme dhe e afërt me ngjarjet e lojtarit, duke gjetur edhe prova në burime pranë klubi zikaltër këtu në Itali.

Me këtë marrëveshje, e cila nuk parashikon klauzolën e lirimit, Lautaro do të bëhet lojtari më i paguar në skuadrën e Interit dhe ‘tymi i bardhë’ ka ardhur në fund të një negociate shumë të gjatë.

Pra edhe pesë vite të tjera kontratë për ‘Demin’ zikaltër. Statusi zyrtar do të arrijë shumë shpejt, por zgjatja tashmë është bërë, duke konfirmuar deklaratat e mëparshme të Marottas, jo vetëm në javët e fundit që sugjeruan këtë zgjidhje, të vlerësuar nga të gjitha palët e përfshira.

Pritet që nga çasti në çast edhe Interi ta zyrtarizojë dhe bëjë publik lajmin, që vjen përtej Atlantikut.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport ‘tymi i bardhë’ lautaro martinez me interin deri në vitin 2026 në skuadrën e interit një gazetë argjentinase për ‘demin’ zikaltër por nga “tyc sports” statusi zyrtar vjen përtej atlantikut ‘tymi i bardhë’ lautaro martinez me interin deri në vitin 2026 në skuadrën e interit një gazetë argjentinase për ‘demin’ zikaltër por nga “tyc sports” statusi zyrtar vjen përtej atlantikut

Sondazh

Poll