Sport

Episodi i Bajramit për penallti, trajneri i Empolit akuzon: Nipi im 4 vjeç e pa…

28 Tetor 2021, 16:53 Nga DOSJA
Episodi i Bajramit për penallti, trajneri i Empolit akuzon: Nipi im 4

ITALI-Për Aurelio Andreazzolin, ndeshja kundër Interit u ndot nga një faull i D’Ambrosios në zonën e zikaltërve që nuk u fërshëllye për penallti nga arbitri Chiffi. Episodi ndodhi në minutën e 34′ kur mesfushori i Kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami u pengua në zonë, por arbitri nuk u konsultua me VAR.

Nisur nga ky fakt, në klubin toskan të gjithë janë të nevrikosur me këtë episod, duke filluar nga trajneri Andreazzoli e duke përfunduar te presidenti i klubit, Fabrizio Corsi.

“Nuk kam nevojë ta shoh më, nuk kam folur kurrë për arbitrat, sepse mendoj se është kategori për tu mbrojtur,por sonte e pyeta veten se çfarë bënte Valeri në VAR? Ose ishte i hutuar ose donte të ndihmonte Interin. Nipi im që është katër vjeç edhe ai e pa penalltinë”, përfundoi trajneri i Empolit.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport bajrami empoli inter bajrami empoli inter

Sondazh

Poll