Sport

Conmebol kundër Botërorit çdo dy vjet, Konfederata Amerikano-Jugore kërcënon FIFA-n

28 Tetor 2021, 17:22 Nga DOSJA
Conmebol kundër Botërorit çdo dy vjet, Konfederata

BRAZIL– Brazili dhe Argjentina janë mes anëtarëve të Conmebol-it që konfirmojnë se janë kundër zhvillimit të Kupës së Botës çdo dy vjet. “Nuk ka arsye, përfitime apo justifikime për ndryshimin e propozuar nga FIFA. Duke marrë këtë në konsideratë, 10 shtetet që formojnë Conmebol-in konfirmojnë se nuk do të marrin pjesë në një Kupë Bote, që organizohet çdo 2 vjet.

Projekti në fjalë, hedh poshtë një traditë 100 vjeçare në futboll, duke injoruar historinë e një nga ngjarjeve sportive më të rëndësishme të planetit.” Shkruhej në komunikatën e Conmebol. Konfederata Amerikano-Jugore e Futbollit ka kërcënuar FIFA-n se nëse miraton një propozim të tillë atëherë ata do të ndalojnë Brazilin dhe Argjentinën të marrin pjesë në Botëroret që do të zhvillohen çdo dy vite

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport argjentina brazil conmebol fifa argjentina brazil conmebol fifa

Sondazh

Poll