Sport

Në janar, Overmars nga Ajax drejt Newcastle. Në qershor pritet edhe Erik Ten Hag

28 Tetor 2021, 15:33 Nga DOSJA

ANGLI – Newcastle po shikon drejt Holandës me këmbëngulje. Pronarët e rinj të klubit anglez po mendojnë seriozisht që Marc Overmars, të kryejë rolin e drejtorit teknik të skuadrës.

Sipas “De Telegraaf”, drejtori aktual i Ajax mund të transferohet në Angli që në janar, për të pasur kohë për të ndërtuar një ekip të madh për sezonin e ardhshëm.

Përveç drejtorit Overmars, klubi anglez po kërkon me interes edhe trajnerin Erik Ten Hag.

Qëllimi i pronarëve të rinj ambicioze të Newcastle është rikompozimi i dyshes drejtuese, që ndërtoi Ajax këtë sezon edhe pse trajneri nuk duket i gatshëm të largohet nga Holanda para përfundimit të sezonit.

Skenari, i rindërtuar nga gazeta holandeze, parashikon ardhjen e Overmars në ishull në janar dhe Ten Hag më pas në qershor.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport drejt newcastle drejtori aktual i ajax gazeta holandeze marc overmars një ekip të madh për sezonin e ardhshëm pronarët e rinj të klubit anglez rikompozimi i dyshes drejtuese sipas “de telegraaf” trajnerin erik ten hag drejt newcastle drejtori aktual i ajax gazeta holandeze marc overmars një ekip të madh për sezonin e ardhshëm pronarët e rinj të klubit anglez rikompozimi i dyshes drejtuese sipas “de telegraaf” trajnerin erik ten hag

Sondazh

Poll