Sport

VIDEO / Liga zviceriane “kërcënon” me mbylljen e tribunave për tifozët miq…

28 Tetor 2021, 16:39 Nga DOSJA
VIDEO / Liga zviceriane “kërcënon” me mbylljen e tribunave

ZVICER – Liga Zvicerane e Futbollit (SFL) po shqyrton mundësinë e ndalimit të tifozëve mysafirë në stadiume, pas një sërë ndeshjesh të karakterizuara nga aksidente dhe dhunë.

“Për të mbrojtur mbështetësit paqësorë, po konsiderohet mbyllja e sektorëve të mysafirëve,”- është shprehur SFL në një deklaratë.

Liga këmbëngul, se episodet e fundit që përfshijnë tifozët vizitorë, kanë ringjallur vëmendjen për problemin, “veçanërisht sjelljet e pamatura dhe të qortueshme të disa autorëve të dhunës brenda stadiumit gjatë derbit të Cyrihut”.

Të shtunën, gjatë ndeshjes midis Grasshopper dhe Cyrihut (3-3), para 15.700 tifozëve në stadiumin “Letzigrund”, tifozët e Cyrihut pushtuan pistën e vrapimit rreth fushës për të lëshuar bomba tymuese ndaj mbështetësve të Grasshopper.

“Klubet dhe SFL nuk do të tolerojnë më një gjendje të tillë, e cila po i shkakton dëme të mëdha futbollit zviceran në tërësi dhe për këtë arsye po shqyrton fizibilitetin rregullator të mbylljes së tribunave për tifozët mysafirë”,- thotë Liga.

Drejtori ekzekutiv i Ligës, Claudius Schäfer, shpjegoi se “SFL dhe klubet janë në pritje të një sinjali të qartë nga mbështetësit e organizuar”, të cilëve u kërkohet të dënojnë këto sjellje.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport alpet zviceriane bomba tymuese futbollit zviceran në tërësi grasshopper dhe cyrihut liga zvicerane e futbollit masat e covid ne zvicer mbështetësit paqësorë mundësinë e ndalimit të tifozëve mysafirë në stadiumin “letzigrund” nga aksidente dhe dhunë tifozët e cyrihut pushtuan pistën tifozët vizitorë alpet zviceriane bomba tymuese futbollit zviceran në tërësi grasshopper dhe cyrihut liga zvicerane e futbollit masat e covid ne zvicer mbështetësit paqësorë mundësinë e ndalimit të tifozëve mysafirë në stadiumin “letzigrund” nga aksidente dhe dhunë tifozët e cyrihut pushtuan pistën tifozët vizitorë

Sondazh

Poll