Sport

Barcelona, Sergi Barjuan trajner i përkohshëm. Xavi mund të tentohet në nëntor

28 Tetor 2021, 16:23 Nga DOSJA
Barcelona, Sergi Barjuan trajner i përkohshëm. Xavi mund të

SPANJË-Sergi Barjuan është trajneri i ri i Barcelonës pas shkarkimit të Ronald Koeman. Për Barjuan kjo është vetëm një detyrë e përkohshme. Trajneri aktual i ekipit të Barcelonës B sot do të nisë aventurën e tij si trajner i ekipit të parë, por e njëjta deklaratë nga klubi katalanas flet për një detyrë të përkohshme.

Pasardhësi i vërtetë i Koeman do të jetë Xavi Hernandez, ish-mesfushori dhe legjenda e Barcelonës. Sipas mediave spanjolle, marrëveshja mes dy palëve tashmë është në fuqi. Xavi duhet ende të lirohet nga klubi katariot i Al Saad.

Ish-flamuri i Barçës tashmë ka pranuar të marrë drejtimin e skuadrës, edhe pse ndërprerja e kontratës me klubin aktual do të kërkojë një negocim të vështirë. Gjithsesi, drejtuesit janë të bindur se do ta rrëmbjenë Xavin që në nëntor.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport barcelona sergi barjuan xavi barcelona sergi barjuan xavi

Sondazh

Poll