Sport

Tragjedia që i mori jetën Emiliano Sala: dënohet me burg organizatori i fluturimit!

28 Tetor 2021, 14:48 Nga DOSJA

ANGLI – Sipërmarrësi 67-vjeçar David Henderson, i cili kishte organizuar fluturimin me avion, ku humbi jetën futbollisti argjentinas Emiliano Sala, u dënua për neglizhencë. Henderson u shpall sot fajtor nga juria e Gjykatës së Cardiff Crown, për mungesën e sigurisë së avionit (Piper Blue), i cili u rrëzua në tokë në janar 2019, duke vrarë edhe pilotin.

Sipërmarrësi do ta mësojë masën e dënimit, që do të duhet të vuajë, më 12 nëntor. Në të kaluarën Henderson kishte pranuar se kishte autorizuar fluturimin edhe pse ishte në dijeni se piloti përgjegjës, David Ibbotson, nuk kishte përvojën dhe i mungonin autorizimet e nevojshme për transportin ajror të civilëve.

Ibbotson, të cilin Henderson e punësoi në vend të tij, nuk kishte një licencë piloti komercial, atij nuk i lejohej të fluturonte natën dhe kishte një vlerësim të skaduar për të fluturuar me aeroplanin me një motor Piper Blue.

Gjykatësi Justice Foxton i dha Hendersonit lirimin me kusht dhe më pas ktheu vendimin, për ta dënuar për të dyja veprat, verdikt, i cili do të jepet më 12 nëntor.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport 67-vjeçar david henderson david ibbotson fluturuar me aeroplanin me një motor piper blue futbollisti argjentinas emiliano sala gjykatës së cardiff crown një licencë piloti komercial nuk i lejohej të fluturonte natën për ta dënuar për të dyja veprat piloti përgjegjës 67-vjeçar david henderson david ibbotson fluturuar me aeroplanin me një motor piper blue futbollisti argjentinas emiliano sala gjykatës së cardiff crown një licencë piloti komercial nuk i lejohej të fluturonte natën për ta dënuar për të dyja veprat piloti përgjegjës

Sondazh

Poll