Sport

Zhang: “Thashetheme të pabaza për Interin. Përkushtimi ynë maksimal ndaj klubit”

28 Tetor 2021, 14:10 Nga DOSJA
Zhang: “Thashetheme të pabaza për Interin. Përkushtimi

ITALI – “Fitimi i ‘scudettos’ së 19-të është një arritje e paharrueshme, që shpërblen punën e jashtëzakonshme të skuadrës dhe të gjithë anëtarëve të klubit dhe pasionin e njerëzve zikaltër që e kanë pritur këtë triumf për 11 vjet. Ka bërë një rrugë të gjatë: Interi është bërë një klub global, fitues, inovativ dhe i lidhur me gjeneratat e reja në të gjithë botën,”- ka deklaruar presidenti i Interit, Steven Zhang, gjatë mbledhjes së aksionerëve zikaltër.

Ndërkohë, ai ka mohuar zërat për një mosangazhim të mundshëm të pronarëve. “Gjatë këtij viti kanë qenë të shumta thashethemet që kanë rrethuar klubin dhe angazhimin e pronarëve ndaj Interit. Asnjë nga këto nuk është e vërtetë. Ne jemi Interi dhe jemi ndër klubet më të rëndësishme në Evropë, e dimë që për këtë arsye jemi gjithmonë në qendër të vëmendjes dhe se, për ne gjithmonë do të qarkullojnë thashetheme dhe spekulime të rreme dhe të pabaza. Ne vetëm duhet të qëndrojmë të fokusuar në qëllimet tona të vërteta dhe të ecim përpara në rrugën tonë.”

Mbledhja e aksionerëve miratoi buxhetin e klubit të Interit, i ndikuar ndjeshëm nga efektet e pandemisë Covid-19. Viti shënoi të ardhura të konsoliduara prej 364.7 milionë euro dhe humbje prej 245.6 milionë euro.

Ndikimi i pandemisë arrin në afërsisht 110 milionë, nga të cilat afërsisht 70 milionë i atribuohen eliminimit të të ardhurave nga mbyllja e stadiumeve dhe afërsisht 40 milionë, reduktimeve kontraktuale të sponsorëve për shkak të pamundësisë për të ofruar përfitime nga shoqëria dhe tkurrja e biznesit.

“Kompania ndërmori menjëherë veprime për të përshtatur biznesin dhe për të ribalancuar efektet financiare të shkaktuara nga periudha e pandemisë, – tha drejtori menaxhues Alessandro Antonello, – duke u fokusuar në kontrollin e kostos, por në të njëjtën kohë duke vazhduar të investojë burime adekuate për rritje”.

Giuseppe Marotta, administratori i klubit, konfirmoi: “Këtë vit ne i kemi vendosur vetes synimin për të kombinuar një politikë të reduktimit të kostos, së bashku me ruajtjen e konkurrencës sportive. Ne e dimë se sa e vështirë do të jetë të përsërisim veten, por vullneti ynë është të mbrohemi me krenari, ‘scudetto’ është në fanellat tona”.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport administratori i klubit alessandro antonello giuseppe marotta inter jemi gjithmonë në qendër mbledhjes së aksionerëve zikaltër presidenti i interit steven zhang administratori i klubit alessandro antonello giuseppe marotta inter jemi gjithmonë në qendër mbledhjes së aksionerëve zikaltër presidenti i interit steven zhang

Sondazh

Poll