Aktualitet

Mbahet ceremonia në Këlcyrë për festën e JO-së, Pirro Dhima krah nënës së Kacifas

28 Tetor 2021, 12:58 Nga DOSJA
Mbahet ceremonia në Këlcyrë për festën e JO-së,

KËLCYRË-Sot Greqia feston festën e JO-së, kur hyri në luftë me Italinë.

Kjo ditë kremtohet edhe nga minoritarët apo grekët që vijnë në Shqipëri për të zhvilluar ceremoni në varrezat e ushtarëve në zonën e Këlcyrës.

Në 81-vjetorin e “Jo-së”greke, në Këlcyrë është zhvilluar ceremonia në varrezat e ushtarëve grekë, ku të shumtë kanë qenë pjesmarrësit me simbolet kombëtare greke.

Të pranishëm në ceremoninë që u zhvillua në varrezat e ushtarëve grekë në Këlcyrë ishin ambasadorja greke në Shqipëri Sofia Filipidhu, Andreas Katsanjotis që është zv/ ministër i Jashtëm i Greqisë, përfaqësues të ministrisë së Brendshme, konsulli në Gjirokastër, familjarë të ushtarëve të rënë, por edhe Spiro Ksera, Vangjel Dule dhe përfaqësues të tjerë të minoritetit grek në Shqipëri. Zyrtarët grekë kanë vendosur kurora me lule te varrezat e të rënëve.

Ceremonitë kanë vijuar në fshatin Bularat në Bashkinë Dropull ku të gjithë personat e mësipërm kanë marrë pjesë në meshën e organizuar në kishën e fshatit.

Në ceremoninë në Bularat, është parë edhe nëna e Kostadino Katsifas, ku pranë saj qëndronte ish-kampioni i peshëngritjes Pirro Dhima.

Pas ceremonisë në Këlcyrë disa pjesmarrës kanë ndezur qiri në varrin e Kacifas.

Lajmi kryesor/Dita e JO-së’ Festa Kombëtare e Greqisë, zhvillohen parada,  të gjithë me maska

(D.a/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet festa e greqise konstandinos kaçifas pirro dhima festa e greqise konstandinos kaçifas pirro dhima

Sondazh

Poll