Aktualitet

‘Narcos’/ Banda e goditur në Belgjikë organizoi vrasjen e Arjan Spahiut, s’dihet pse

28 Tetor 2021, 12:05 Nga DOSJA
‘Narcos’/ Banda e goditur në Belgjikë organizoi vrasjen e

BELGJIKË– Portali belg SudInfo raporton se grupi i goditur pak ditë më parë në Belgjikë është përgjegjës për vrasjen e Arjan Spahiut. Gjatë aksionit ku u prangosën 64 persona, kreu i të cilëve ende nuk dihet, janë zbuluar detaje të reja nga mediat vendase. Hetuesit pretendojnë se ky grup ka urdhëruar vrasjen e Arjan Spahiut më 27 nëntor të vitit të shkuar në Molenbeek. Vrasje që në Shqipëri trazoi ujrat në Elbasan.

Ardit (Arjan) Spahiu, 38 vjeç dhe banues në Elbasan u ekzekutua me tetë plumba në një nga lagjet më të njohura në Bruksel, në bulevardin ‘Edmond Machtens’, pranë lagjes së njohur Molenbeek.

Spahiu vdiq në vend si pasojë e plagëve të marra nga plumbat. Viktima, ka qenë i akuzuar 11 vjet më parë si organizator i vrasjes se Gëzim Alikajt, ngjarje e ndodhur në qytetin e Elbasanit, në afërsi të Urës së Zaranikës. Alikaj dyshohet se ka vrarë 13 vite më parë një të afërm të Arjan Spahiut, ç’ka ka bërë që hetuesit belg të dyshojnë se krimi ka ardhur si pasojë e hakmarrjes.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arjan spahiu elbasan vrasja e arjan spahiut arjan spahiu elbasan vrasja e arjan spahiut

Sondazh

Poll