Politike

Festa e PS, Majko: Veliaj ska nevojë për fushatë, puna flet vetë. Jam fans i tij

13 Qershor 2019, 17:30 Nga DOSJA
Festa e PS, Majko: Veliaj ska nevojë për fushatë, puna flet

Ministri i Diasporës Pandeli Majko, ka vlerësuar Erion Veliajn si një model që duhet të ndiqet nga të gjithë.

Gjatë fjalës së mbajtur në festën për 28 vjetorin e PS, Majko tha se Veliaj nuk ka nevojë për fushatë në këto zgjedhje, pasi fushata e tij janë ndryshimi që ka pësuar kryeqyteti gjatë katër viteve të punës së

“Jemi mbledhur të gjithë bashkë dhe brohorasim për PS, për këtë familje të madhe e cila si në ditë të mira apo të vështira,se pse e tillë ka qenë historia jonë, rrëzohu ngrihu sepse socialistët asnjëherë nuk kanë humbur. Kjo është historia e PS, asnjëherë nuk kemi braktisur njerëzit tanë, votimet, fatin e Shqipërisë.
Kam këtu edhe fansat më të fundit të Erion Veliajt,kryetarit të Bashkisë i cili këtë radhë nuk ka nevojë të bëjë fushatë sepse fushata është ndryshimi i Tiranës, është standardi më i mirë që ne socialistët ofrojmë për Shqipërinë, ndryshim shpresë e një të ardhme më të miërë se e sotmja.
Historia na kërkon më shumë ne socialistëve sidomos sot më shumë. Shoh flamujt e PS shoh flamujt tanë kombëtarë, e vërteta është se sot më shumë se kurër Shqipëria duhet të jetë e para, për Shqipërinë, Tiranën që duam, PS që do udhëheqë këtë proces. Edhe unë jam fans i Erion Veliajt”, tha Majko.

Ditën e sotme, Partia Socialiste feston 28 vjetorin e themelimit të saj dhe shkëputjes nga vepra e diktatorit Enver Hoxha.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike pandeli majko ps feson 28 vjetorin pandeli majko ps feson 28 vjetorin

Sondazh

Poll