Politike

Rama në fushatë, demokratët e Librazhdit e presin me protesta (VIDEO)

13 Qershor 2019, 16:44 Nga DOSJA
Rama në fushatë, demokratët e Librazhdit e presin me protesta

LIBRAZHD- Kryeministri Edi Rama po zhvillon takime elektorale në Prrenjas dhe Librazhd. Ai i ka nisur këto takime nga qyteti i Prrenjasit, ku u prit me thirrje “Rama ik!”. 

Ndërsa pritet që pas Prrenjasit të zhvillojë një takim në Librazhd, dhjetëra demokratë kanë dalë në rrugën kryesore të këtij qyteti, ku me thirrje “Rama ik!”, protestojnë kundër kreut të qeverisë. 

Protestuesit qëndrojnë në dy anët e rrugës, ndërsa kanë ndezur edhe tymuese. 

Nuk dihet nëse do të tentojnë të bllokojnë apo jo rrugën nga do të kalojë kryeministri Edi Rama apo jo. 

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike rama pritet me protesta rama pritet me protesta

Sondazh

Poll