Politike

Pritet me protesta në Librazhd, Rama paralajmëron Metën: Je në pozitë të vështirë, reflekto!

13 Qershor 2019, 16:25 Nga DOSJA
Pritet me protesta në Librazhd, Rama paralajmëron Metën: Je

Kryeministri Edi Rama ka vijuar me fushatën elektorale në qytetin e Prrenjasit e Librazhdit, pavarësisht debateve dhe deklaratave të presidentit Meta, i cili kërkon shtyrjen e datës së zgjedhjeve, me qëllim shmangien e përplasjeve më 30 qershor.

Pasditen e sotme, Rama prezantoi kandidatin Nure Belba për Prrenjasin dhe Kastriot Gurrën për Librazhdin duke u kërkuar qytetarëve pjesëmarrje masive në votime.

Në fjalën tij, Rama paralajmëroi presidentin Ilir Meta që të hiqte dorë nga akti për shtyrjen e zgjedhjeve duke i “tundur në fytyrë” rezulutën e votuar sot në Kuvend me 100 vota kundër tij.

Rama nuk la pa përmendur edhe konferencën për shtyp të këshilltarëve të presidentit Ilir Meta, ku përsëristi sërish se 30 qershori është vulosur përfundimisht nuk e ndalon dot as Saliu dhe as Iliri.

Megjithatë, takimi i tij në Librazhd nuk shkoi pa incidente, pasi disa qytetarë i gjuajtën me vezë ekskortës së kryeministrit si shenjë protestë kundër tij.

Burime bëjnë me dije se nga hutimi eskorta e kryeministrit  ka përplasur një efektiv policie, duke e hedhur në kanal.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 30 qershori edi rama rama ne librazhd rama në prrenjas zgjedhjet lokale 30 qershori edi rama rama ne librazhd rama në prrenjas zgjedhjet lokale

Sondazh

Poll