Politike

Data e zgjedhjeve, Idrizi takon presidentin Meta: S’është koha për një datë të re

13 Qershor 2019, 17:23 Nga DOSJA
Data e zgjedhjeve, Idrizi takon presidentin Meta: S’është koha

Pas takimit me disa prej aleatëve të Partisë Demokratike si, Vangjel Dule, Dashamir Shehi, Agron Duka, Nard Ndoka dhe përfaqësuesi i PR, Arian Madhi, Presidenti i Republikës ka pritur në zyrën e tij edhe kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizi. 

Në qendër të bisedimeve në Presidencë, pritet të jetë data e zgjedhjeve lokale, pas dekretit për shfuqizimin e datës 30 qershor. 

Në përfundim të takimit, Idrizi ka dhënë një prononcim për mediet.

“Ky takim me Metën vjen në një situtatë shumë të vështirë. Ndamë me Presidentin shqetësimet për situatën ku ndodhemi. Vlerësojmë aktin e tij. I bëmë të qartë që sot nuk është dita dhe momenti për një datë të re por të ikim nga spiralja ku jemi futur. Është koha dhe momenti që kokat e nxehta t’i thërrasin arsyen dhe të ulemi të bëjmë politikë”, – tha Idrizi. 

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta meta takim me idrizin meta takim me partitë e vogla shpetim idrizi shtyrja e zgjedhjeve lokale ilir meta meta takim me idrizin meta takim me partitë e vogla shpetim idrizi shtyrja e zgjedhjeve lokale

Sondazh

Poll